Potter, drejt finalizimit të marrëveshjes me Suedinë

Potter, drejt finalizimit të marrëveshjes me Suedinë

Sport October 18, 2025 - 14:21

Graham Potter është duke e finalizuar marrëveshjen për t’u bërë kryetrajneri i ri i Suedisë.

Potter, 50-vjeç, është në bisedime për një marrëveshje fillestare afatshkurtër me ekipin kombëtar, me idenë e vazhdimit të saj nëse kualifikohen për Botërorin 2026, raporton NYT, transmeton Klankosova.tv.

Trajneri anglez është pa punë që kur u shkarkua nga West Ham United në shtator.

Sweden shkarkoi Jon Dahl Tomasson më 14 tetor pas humbjes 1-0 ndaj Kosovës duke bërë kështu që skuadra të mos arrijë kualifikimin automatik për botërorin e vitit të ardhshëm. Ai u bë edhe menaxheri i parë suedez që shkarkohet në histori të ekipit kombëtar.

Potter tha më vonë se është “i hapur” për këtë post, pasi ka jetuar në Suedi për disa vite derisa ka menaxhuar klubin Ostersund mes viteve 2011 dhe 2018.

Suedia është në vend të fundit të grupit kualifikues për Botërorin 2026 pasi ka humbur tri nga katër ndeshjet, por matematikisht ende ka gjasa për kualifikim përmes play-offit.