
Maresca flet për formën e Chelseat
Sport
October 17, 2025 - 15:43
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka folur për të formën aktuale të ekipit.
Maresca u shpreh se Chelsea është një klub legjendar dhe theksoi se strategjia tani është që të vazhdojnë me kontrata të gjata dhe t’u besojnë lojtarëve të rinj.
“Chelsea është një klub legjendar dhe i madh. Strategjia tani është të vazhdojmë me kontrata të gjata, t'u besojmë lojtarëve të rinj. Biznesi i futbollit atëherë ka të bëjë me rezultatet”, u shpreh trajneri.
“Në këtë moment, rezultatet janë të mira dhe të gjithë jemi shumë të lumtur”, tha në Festival Dello Sport.
Aktualisht, Chelsea renditet në vendin e shtatë me 11 pikë. /Zëri