FIFA konfirmon ngritjen historike të Kosovës për shtatë pozita në renditjen e shteteve
Foto: Laura Hasani

FIFA konfirmon ngritjen historike të Kosovës për shtatë pozita në renditjen e shteteve

Sport October 17, 2025 - 14:19

FIFA ka konfirmuar ngritjen historike të Kosovës në renditjen e shteteve, pas përditësimit të fundit që kanë bërë gjatë ditës së sotme (17 tetor).

“Dardanët” nga pozita e 91-të janë ngritur në pozitën e 84-t në renditje, pra shtatë vende, që shënon një rekord historik për vendin tonë.

Ky ishte njëherësh rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë Kosova në historinë e saj, diçka që mori jehonë nga FIFA.

Kjo vjen falë performancave të shkëlqyera që Kosova ka treguar në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Kujtojmë se djelmoshat tanë në grumbullimin e tetorit morën një barazim pa gola 0-0 ndaj Sllovenisë në “Fadil Vokrri”, teksa triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Suedisë në Goteborg.

Në ndërkohë ngritje të madhe ka pasur edhe Shqipëria, të cilët nga vendi i 66-të kanë kaluar në vendin e 61-të, pas fitores historike ndaj Serbisë.

Image