
UEFA ka përjashtuar dy klube nga Evropa shkaku i shkeljeve të rregullave financiare
UEFA ka përjashtuar dy klube nga garat evropiane për shkelje financiare, ndërsa Juventusi ka konfirmuar se është nën hetim për një dënim të mundshëm.
Klubi bardhezi publikoi pasqyrat financiare për vitin që përfundon më 30 qershor 2025, ku u konfirmua se më 18 shtator janë njoftuar për hapjen e një procedure nga UEFA në lidhje me parametrin e “Rregullit të Fitimeve nga Futbolli” (Football Earning Rule).
Kjo procedurë përfshin një periudhë trevjeçare nga sezoni 2022/2023 deri në 2024/2025 dhe një vendim përfundimtar pritet në pranverën e vitit 2026.
Megjithëse Juventusi pritet të përmbushë rregullat e “Raportit të Kostos së Skuadrës” (Squad Cost Ratio) për vitet 2024 dhe 2025, shkeljet e mëparshme mund të sjellin penalitete financiare ose kufizime në regjistrimin e lojtarëve.
Juventusi u suspendua nga garat evropiane në vitin 2023
Juventusi është aktualisht pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve për këtë sezon, por vetëm dy vjet më parë u përjashtua nga garat evropiane për shkelje të rregullave financiare.
Ky vendim pason raste të ngjashme nga e kaluara, si ai i Milanit në vitin 2018, kur u pezullua nga garat e UEFA-s për shkak të shkeljeve të Fair Play Financiar (FFP).
Milan apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ku pati sukses në fillim, por një shkelje e dytë çoi në një marrëveshje me UEFA-n, që përfshinte një përjashtim njëvjeçar nga garat evropiane.
Milani vuajti dënimin prej një viti
Pas përfundimit të sezonit 2018/2019 në vendin e pestë, Milani do të kualifikohej për Ligën e Evropës, por pezullimi lejoi që Roma, e renditur e gjashta, të merrte vendin e tyre, ndërsa Torino u ngjit në fazën kualifikuese.
Në një rast tjetër të profilit të lartë, Manchester City u përjashtua fillimisht për dy sezone nga Liga e Kampionëve për shkelje të supozuara të FFP-së, por klubi britanik apeloi me sukses vendimin në CAS, duke shmangur përjashtimin dhe duke u ndëshkuar vetëm me një gjobë të reduktuar.