
Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa viziton Kosovën
Sport
October 17, 2025 - 11:32
Federata e Basketbollit e Kosovës mirëpret në Kosovë presidentin e FIBA Europe, Jorge Garbajosa, transmeton “Zëri”.
Një vizitë e rëndësishme që thekson përkushtimin tonë për zhvillimin dhe bashkëpunimin në basketbollin evropian.
Kjo vizitë organizohet në kuadër të FIBA Europe Youth Commission, që do të mbahet më 17 tetor 2025 dhe FIBA Europe U14 Get-Together, që do të mbahet më 17 deri 19 tetor 2025 në Prishtinë.
Këto evente të rëndësishme për basketbollin evropian dhe kosovar, organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe FIBA Europe. /Zëri