
Fisnik Asllani ëndërron që një ditë të jetë pjesë e Barcelonës
Monitorimi i Barcelonës për Fisnik Asllanin ishte lajmi i bujshëm mbrëmë. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës kishte deklaruar më parë ëndrrën e tij, ndërsa klubi katalanas po vëzhgon situatën te Hofenheimi.
Asllani ka lindur në Berlin, ndërsa nga edicioni i kaluar ka pasur shpërthimin e tij në Gjermani. Fillimisht i huazuar te Elversberg në Bundesligën 2 dhe tashmë te Hofenheim në Bundesligë.
Nga vera e vitit 2024, më konkretisht, janë 44 paraqitje të Asllanit, ku ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 12 të tjerë. Qendërsulmuesi 23-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2029 me Hofenheimin, megjithatë çdo klub mund ta mbyllë si transferim për më pak se 30 milionë euro, për shkak të klauzolës që qëndron mes palëve.
Asllani e shënoi golin e fundit për përfaqësuesen e Kosovës. Ishte ndeshja në Suedi ku sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm të sfidës në kualifikueset e Botërorit 2026.