Kosova dhe Shqipëria pritet ta përmirësojnë pozitën në Ranglistën e FIFA-s

Kosova dhe Shqipëria pritet ta përmirësojnë pozitën në Ranglistën e FIFA-s

Sport October 16, 2025 - 19:45

Përparim i ndjeshëm për Kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë pritet në renditjen më të re të FIFA-s që do të publikohet javën e ardhshme.

Pas rezultateve të fundit pozitive, të skuadrat kanë siguruar ngritje të rëndësishme në tabelë.

Kosova, që në dy ndeshjet e fundit barazoi me Slloveninë dhe mposhti Suedinë, pritet të ngjitet për disa vende.  

Edhe Shqipëria do të përfitojë nga rezultatet e mira të muajit të fundit, duke fituar disa pozita në renditje, ku javën e kaluar ka mposhtur Serbinë e më pas edhe Jordaninë. 

Për kryeun e listës vështirë të priten ndryshime, pasiqë Spanja ka arritur fitore ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, edhe pa yllin Lamine Yamal. Spanja nuk ka humbur që nga marsi 2023.