Shqipëria një “bekim” për Brojën, projektohet titullar me Burnley

Shqipëria një “bekim” për Brojën, projektohet titullar me Burnley

Sport October 16, 2025 - 10:40

Shqipëria dhe ngjyrat kuqezi u kthyen në një bekim për Armando Brojën, me sulmuesin e Burnley që gjen “shpëtim” në Kombëtare pikërisht në momentin e tij më të vështirë, kur sot më shumë se kurrë i duhen minuta. Sylvinho i besoi një fanellë titullari përballë Serbisë, ndërsa ndaj Jordanisë e aktivizoi në qendër të sulmit. Për sa kohë ishte në fushë, Broja shfaqi një formë të shkëlqyer, duke realizuar një super gol dhe duke dhuruar një asist të pastër për Nedim Bajramin.

Forma shumë e mirë e Brojës tërhoqi menjëherë edhe vëmendjen e klubit të Burnley. Sipas mediave angleze, Broja mund të zbres si titulluar në fundjave, në takimin që ekipi i tij do të luajë kundër Leeds, kjo edhe për një tjetër arsye të fortë. Sulmuesi kryesor i Burnley, Foster, ka pësuar një dëmtim me përfaqësuesen e Afrikës së Jugut.

Më shumë mundësi, Foster nuk do të jetë në dispozicion të ekipit këtë fundjave duke shtuar shanset e Brojës për ta nisur këtë takim nga minuta e parë. /balkanweb