Gattuso: Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të largohem nga Italia

Gattuso: Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të largohem nga Italia

Sport October 15, 2025 - 14:09

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, u shfaq i kënaqur pas fitores bindëse ndaj Izraelit në “Friuli”, duke theksuar mentalitetin dhe përkushtimin e skuadrës së tij në këtë fazë përgatitore drejt “play off”-eve të Botërorit 2026.

“Në momentet kur ata nisnin aksionet nga mbrapa, ne shkuam në markim dhe më pas luajtëm si repart. Më pëlqeu shumë si u soll ekipi. Më kënaq puna e sulmuesve, jo vetëm për 16 golat e shënuar, por për fazin mbrojtës dhe mentalitetin e tyre. Ndaj Izraelit kemi ditur të vuajmë”, deklaroi Gattuso në konferencën për shtyp.

Sa i përket ndeshjeve të “play off”-it, tekniku theksoi se nuk ka vend për vetëkënaqësi.

“Si mund të nënvlerësosh dikë? Duhet të vëmë helmetat dhe të punojmë siç duhet”, vazhdoi Gattuso.

Gattuso foli edhe për sistemin e lojës, duke theksuar se Italia ndjehet më komode me dy sulmues.

“Me dy sulmues luajmë më mirë, por kjo nuk do të thotë se Raspadori luajti keq”.

Trajneri shtoi se në muajin nëntor do të provojë disa risi në formacion dhe nuk la pa lavdëruar tifozët për mbështetjen e tyre.

“10 mijë tifozë sot vlejnë sa 40 mijë. Ndjejmë që populli italian dëshiron të na shohë në Botëror".

Në fund, Gattuso u shpreh me sinqeritet për pritshmëritë e tij personale, duke thënë se nëse nuk kualifikohen në Botërorë, atëherë do të largohet nga Italia.

“Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë. Kam pak merita, por kjo skuadër po më bën të ëndërroj", tha Gattuso.