
“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë për ish-krerët e UÇK-së
Tifogrupi “Dardanët” ka shprehur mbështetje për protestën e 17 tetorit e cila do të mbahet për mbështetjen e ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Dardanët janë shprehur se do të mbështesin pa asnjë ekuivok protestën e thirrur në Tiranë, ku kanë kërkuar drejtësi dhe lirim sa më të shprejtë të ish-krerëve. /Zëri
Postimi i plotë nga Dardanët (pa ndërhyrje):
Dardanët mbështetin pa asnjë ekuivok dhe në formë unanime protestën gjithëkombëtarë të thirrur në Tiranë nga kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së, të premten më 17 tetor, në ora 17:00, për drejtësi dhe lirim sa më të shpejt të krerëve të guerilës sonë të shenjtë. Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq.
UÇK