
“Arbër Hoxha po rritet si lojtar” – Sylvinho entuziast pas fitores ndaj Jordanisë
Shqipëria mori një fitore me rezultat 4-2 ndaj Jordanisë në “Air Albania”, një miqësore luksi në të cilën mbizotëroi një atmosferë festive pas fitores ndaj Serbisë.
Pas përfundimit të ndeshjes, përzgjedhësi Sylvinho u nda i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, në veçanti me atë të Arbër Hoxhës.
Hoxha u aktivizua si titullar në këtë takim dhe luajti 90 minuta të plotë, duke shënuar një gol spektakolar nga distance.
“Jemi kënaqur me rezultatin e po ashtu edhe paraqitjen e lojtarëve. Kemi bërë disa ndryshime, por jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve”.
“Hoxha është rritur si lojtar muajt e fundit. Është lojtar që para dhjetë ditësh kishte një lëndim të vogël, por kemi diskutuar dhe nuk ishte problem”.
“Ai po rritet shumë dhe po paraqitet mirë si lojtar”, ka deklaruar Sylvinho pas ndeshjes.
“Kuqezinjtë” do ta vazhdojnë fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 në muajin nëntor, ku do të luajnë ndaj Andorrës në udhëtim si dhe do ta presin Anglinë në shtëpi.