Humbje e rëndë nga Kosova, Suedia e shkarkon trajnerin Tomasson

Humbje e rëndë nga Kosova, Suedia e shkarkon trajnerin Tomasson

Sport October 14, 2025 - 15:22

Humbja nga Kosova ishte njëra prej më të rëndave në histori të Kombëtares së Suedisë.

Dardanët fituan mbrëmë me rezultat 1:0 në Goteborg, duke ia shuar kështu shpresat ekipit kombëtar suedez që të shkojë në Botërorin 2026 edhe përmes pozitës së dytë, respektivisht barazhit.

E kjo ka bërë që suedezët të marrin masa.

Mediumi i atjeshëm, “Sportbladet” njofton se Federata Suedeze e Futbollit e ka shkarkuar selektorin Jon Dahl Tomasson, përcjell gazeta “Express”.

“Fiaskoja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, e cila e shkarkoi 49-vjeçarin Jon Dahl Tomasson”, shkroi mediumi suedez.

Nën drejtimin e trajnerit danez, Suedia e ka grumbulluar vetëm një pikë në kualifikimet e Botërorit.