Pas fitores ndaj Suedisë, Kurti: Rezultat historik për të mbajtur të gjallë ëndrrën për kualifikim

Pas fitores ndaj Suedisë, Kurti: Rezultat historik për të mbajtur të gjallë ëndrrën për kualifikim

Sport October 14, 2025 - 00:38

Kosova ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në udhëtim te Suedia në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Strawberry Arena” përfundoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Fisnik Asllani I cili ishte goli i tij i pare me fanellën dardane.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ku tha: “Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!”.

Me këtë fitore, Kosova renditet e dyta me shtatë pike, kurse Suedia mbetet e dyta me një sosh. /Zëri