Notat e lojtarëve: Suedi 0-1 Kosovë, këta janë dardanët që u vlerësuan më së larti

Notat e lojtarëve: Suedi 0-1 Kosovë, këta janë dardanët që u vlerësuan më së larti

Sport October 14, 2025 - 00:13

Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Fitorja e Dardanëve ka ardhur pas një paraqitjeje të disiplinuar dhe me shpirt gare të lartë nga të gjithë lojtarët.

Pas ndeshjes, platforma e njohur Sofascore ka publikuar notat e lojtarëve të Kosovës, ku më i vlerësuari ishte portieri Arijanet Muriq, me notën 8.2, falë ndërhyrjeve vendimtare që ruajtën rezultatin deri në fund.

Në vendin e dytë renditet sulmuesi Fisnik Asllani me notën 7.5, i cili veç golit, krijoi disa raste të rrezikshme dhe ishte i pandalshëm në kundërsulme.

Pas tij, Kreshnik Hajrizi u vlerësua me 7.4 për paraqitjen solide në mbrojtje dhe ndërhyrjet e sakta ndaj sulmuesve të njohur suedezë.

Në listën e më të mirëve përfshihet edhe Albian Hajdari me notën 7.2, që së bashku me Hajrizin mbajti të pathyeshme prapavijën e Kosovës, ndërsa pesëshen e plotëson Vedat Muriqi me 7.1, i cili ndihmoi në mbajtjen e topit dhe presionin ndaj mbrojtjes kundërshtare.

Kjo fitore në Goteborg është një tjetër dëshmi e rritjes së Kombëtares së Kosovës, që tashmë synon me seriozitet të vazhdojë garën për një vend në Botërorin 2026.