FC Prishtina 01 merr fitore të thellë në Drenas

FC Prishtina 01 merr fitore të thellë në Drenas

Sport October 14, 2025 - 00:00

FC Prishtina 01 ka arritur ta mposht FC Drenasin si mysafir me rezultat 14-3 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës.

Skuadra ka kapur formën dhe këtë e tregoi që në start kur e mbylli pjesën e parë 7-1.

Halim Selmanaj dhe Jeton Rukovci shënuan nga dy herë në këtë ndeshje.

Nga një gol shtuan dhjetë lojtarë: Fitim Krasniqi, Fatbardh Abazi, Ermir Kryeziu, Shefki Kameri, Malush Qerimi, Arif Limani, Melos Kelmendi, Yll Mazreku, Drilon Maxharraj dhe Ramadan Alaj.

 FC Prishtina 01 ka 9 pikë nga tri xhirot e para.  /Zëri