Nesër ndeshja me Suedinë, Ademi: Jemi të gatshëm ta përsërisim suksesin
Foto: Laura Hasani

Nesër ndeshja me Suedinë, Ademi: Jemi të gatshëm ta përsërisim suksesin

Sport October 12, 2025 - 14:41

Nesër Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Dardanët” do të jenë mysafirë të Suedisë, ku do ta kërkojnë fitoren e dytë në përballje ndaj kësaj kombëtareje.

Tashmë ekspedita e “verdhekaltërve” është nisur për në Goteborg, ku do të luhet loja.

Kryetari i FFK-së Agim Ademi në një prononcim për Klan Kosovën deklaroi se janë gati për ta përsëritur suksesin.

“Uroj dhe shpresoj që të jemi bashkë me Shqipërinë, të shihemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë”, theksoi Ademi në një prononcim për Klan Kosovën.