“Heu moj Drenicë ta puthsha ballin”, Rey Manaj publikon pamje nga festa e madhe e kuqezinjve në zhveshtore

“Heu moj Drenicë ta puthsha ballin”, Rey Manaj publikon pamje nga festa e madhe e kuqezinjve në zhveshtore

Sport October 12, 2025 - 01:02

Një atmosferë festive ka mbretëruar në zhveshtoren e Kombëtares së Shqipërisë pas fitores historike ndaj Serbisë në Leskovc.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 0:1, falë golit të Rey Manajt, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Pas përballjes, futbollistët shqiptarë shpërthyen në festë, ndërsa në zhveshtore u dëgjua kënga për Nasuf e Tahir Gashanin.

Pamjet e gëzimit i publikoi autori i golit, Rey Manaj, në llogarinë e tij në Instagram.