Osmani: Shqiponjat fluturojnë lart

Osmani: Shqiponjat fluturojnë lart

Sport October 11, 2025 - 23:18

Shqipëria ka mposhtur mbrëmjen e sotme Serbinë në Leskovc në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Vjosa Osmani ka uruar kombëtaren shqiptare.

“Shqiponjat fluturojnë lart! Urime djemve kuqezi për shpirtin luftarak dhe për fitoren që na bëri të gjithëve krenarë”, shkroi Osmani.

Shqipëria aktualisht është në vendin e dytë me 7 pikë, katër më shumë se Serbia. Grupin e kryeson Anglia me 15 pikë.