
Kurti reagon menjëherë pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë: Shqiptarët fitojnë
Sport
October 11, 2025 - 23:11
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc.
Kuqezinjtë triumfuan 0:1 me golin e Rey Manajt, në kuadët të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Shqiptarët fitojnë! E mundën Serbinë! Urime! Tre pikë të mëdha për Shqipërinë drejt rrugës për në botërorin 2026”, shkroi Kurti.
