“Në Leskovc ku u derdh gjaku, zbret shqiponja Mirlind Daku”, Gjilani i uron suksese yllit të Rubin Kazanit ndaj Serbisë

“Në Leskovc ku u derdh gjaku, zbret shqiponja Mirlind Daku”, Gjilani i uron suksese yllit të Rubin Kazanit ndaj Serbisë

Sport October 11, 2025 - 18:47

Kombëtarja e Shqipërisë të shtunën mbrëma do ta zhvillojë përballjen e rëndësishme ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Kuq e Zinjtë” me një fitore mund të thuhet se 90 për qind janë në play-off, andaj me patjetër duhet t’i fitojnë pikët e plota.

Te Shqipëria pritet që të luajë edhe qendërsulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku, megjithatë ende nuk dihet nëse do të jetë nga minuta e parë.

Nga sukseset e shumta, as Gjilani nuk ka harruar t’i uroj suksese. Një baner është shfaqur në qytet, ku ndër të tjera thuhet: “Në Leskovcin ku u derdh gjaku, zbret shqiponja Mirlind Daku”.

Përndryshe, përballja mes Serbisë e Shqipërisë do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Image