
Ylli i Barcelonës konfirmon se do të humbasë El Clasicon
Brenda dy javësh, Barcelona do të udhëtojë drejt “Santiago Bernabeu” për përballjen e parë të sezonit në “El Clasico”.
Hansi Flick shpreson të ketë në dispozicion lojtarë si Lamine Yamal, Raphinha dhe Fermin Lopez për sfidën ndaj Real Madridit, por një futbollist që do t’i mungojë me siguri është portieri titullar Joan Garcia.
Garcia pësoi një dëmtim në menisk pas fitores së Barcelonës ndaj Real Oviedos muajin e kaluar, dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur problemin.
Koha e rikuperimit u parashikua të ishte nga 4 deri në 6 javë, dhe nëse ai do të rikuperohej në minimumin e kësaj periudhe, do të kishte shanse të ishte i gatshëm për “El Clasico”.
Barcelona kishte qenë optimiste se Garcia do të ishte në gjendje të udhëtonte me skuadrën drejt Madridit, por kjo nuk do të ndodhë.
Sipas Mundo Deportivo, vetë lojtari ka konfirmuar se nuk do të rikthehet në fushë para nëntorit.
“Do të shohim se si do të përparoj, por për momentin gjithçka po shkon mirë. Do të rikthehem pas një muaji, më ose pak më shumë”, ka thënë Garcia.
Nëse Garcia do të jetë jashtë fushave edhe për një muaj tjetër, atëherë ai nuk do të mund të luajë për Barcelonën para ndërprerjes ndërkombëtare të nëntorit, e cila nis pas udhëtimit të tyre ndaj Celtas më datën 9 të atij muaji.
Ai do të humbasë ndeshjet ndaj Gironës, Olympiacosit, Real Madridit, Elches, Club Brugge dhe Celtas, me rikthimin e tij të mundshëm më 23 nëntor në sfidën ndaj Athletic Bilbaos.