FSHF-ja publikon pamje nga stadiumi ku sonte Shqipëria ndeshet me Serbinë, valëvitet flamuri kombëtar

FSHF-ja publikon pamje nga stadiumi ku sonte Shqipëria ndeshet me Serbinë, valëvitet flamuri kombëtar

Sport October 11, 2025 - 17:48

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar fotografi nga stadiumi i Leskovcit, aty ku pas disa orësh, Shqipëria do të ndeshet me Serbinë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Image

Flamuri i Shqipërisë valon në stadiumin e Duboçiçës, teksa pati edhe fotografi nga stoli i Shqipërisë dhe brenda dhomave të zhveshjes.

Shqipëria përballet me Serbinë me fillim nga ora 20:45 dhe fitorja sonte do ta afronte jashtëzakonisht shumë me vendin e dytë që dërgon në play-off për kualifikim historik në Kupën e Botës.

Image
Image