
Gjyqtari i njohur holandez caktohet për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Suedi-Kosovë
Kombëtarja e Kosovës do të luajë të hënën ndeshjen e ardhshme në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ do të luajnë në udhëtim ndaj Suedisë në stadiumin “Gamla Ullevi” një ndeshje e cila parashikohet të jetë majft e vështirë.
UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarin i cili do të jetë përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në këtë takim.
Bëhet fjalë për gjyqtarin holandez Danny Makkelie, për të cilin nuk do të jetë hera e parë që do të ndajë drejtësinë në një ndeshje të Kosovës.
Kujtojmë ishte pikërisht Makkelie ai i cili kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’.
Ai është pjesë e elitës së gjyqtarëve ndërkombëtar që nga viti 2011, kur u fut në listën e FIFA-s, ndërsa në futbollin profesionist holandez ka nisur të referojë që prej vitit 2009.
Me kalimin e viteve, ai është bërë një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s dhe FIFA-s, duke u përzgjedhur për shumë ndeshje të rëndësishme në arenën evropiane dhe botërore.
Një tjetër moment kulmor në karrierë erdhi në vitin 2020, kur Makkelie u zgjodh për të gjykuar finalen e Ligës së Evropës mes Sevillaës dhe Interit, një nga kompeticionet më prestigjioze të klubeve në Evropë.
Në nivel ndërkombëtar, ai ka referuar edhe në Euro 2020, ku drejtoi disa ndeshje të rëndësishme, përfshirë përballjen mes Anglisë dhe Gjermanisë në fazën e 1/16-ave, si dhe gjysmëfinalen Angli–Danimarkë.
Kjo e fundit ishte një ndeshje me shumë tension dhe debat, veçanërisht për një penallti të dhënë në favor të Anglisë.