
Kombëtarja shqiptare zbarkon në Nish, pritet nga qindra policë
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Nish, një ditë para ndeshjes ndaj Serbisë që do ta zhvillojë në Leskovc.
Kuqezinjtë janë akomoduar në hotelin e tyre në qytet dhe më pas do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së nesërme.
Top Channel raporton se ekipi shqiptar është pritur me masa të shtuara sigurie, ku qindra forca policie kanë shoqëruar delegacionin kuqezi nga pista e uljes e deri në hotel, duke garantuar që gjithçka të zhvillohej pa probleme dhe pa u ndalur në kontrolle në aeroport.
Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencën zyrtare për shtyp, ndërsa një orë më vonë, në 17:30, skuadra do të mbajë stërvitjen e fundit në stadiumin “Duboçiça”.
Ndeshja pritet të fillojë në orën 20:45, më 11 tetor, dhe kuqezinjtë janë gati të japin maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme.