Kosova mbyll stërvitjet e fundit për Slloveninë me besim drejt fitore

Kosova mbyll stërvitjet e fundit për Slloveninë me besim drejt fitore

Sport October 09, 2025 - 21:31

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes vendimtare kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Futbollistët u fokusuan në aspektin taktik dhe teknik, duke punuar mbi detajet e fundit për përballjen që zhvillohet nesër në Prishtinë.

Atmosfera në kampin dardan ishte tejet pozitive, me një përkushtim maksimal nga të gjithë lojtarët. Ekipi po hyn në këtë ndeshje me besim të lartë, duke synuar të marrë tri pikët dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij drejt kualifikimeve për Botërorin.

Pavarësisht disa mungesave për shkak të lëndimeve, Franco Foda ka treguar se skuadra është e përgatitur dhe në gjendje të mirë fizike për sfidën e nesërme. Përgatitjet u përqendruan në koordinim, mbrojtje dhe shfrytëzimin e mundësive në sulm për të siguruar rezultat pozitiv.

Ndeshja kundër Sllovenisë vjen pas fitores së rëndësishme të Kosovës në shtëpi kundër Suedisë. Ky rezultat ka ndikuar pozitivisht në moralin e lojtarëve dhe kanë forcuar besimin se Kosova mund të performojë në nivel të lartë edhe ndaj një kundërshtari të fortë.

Me besimin e rritur pas fitoreve të fundit dhe një ekip të bashkuar dhe të motivuar, Kosova synon që nesër të marrë një rezultat pozitiv kundër Sllovenisë, ppër të vazhduar ambiciet drejt rrugës për Kupën e Botës 2026. /telegrafi