Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Sport October 08, 2025 - 18:07

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga presidentja Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Ademi tha se kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.

“Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë”, tha Ademi.

Ai theksoi se presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.

“Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino. Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!”, deklaroi ai.