Shtatë ndeshje pa fitore, Nottingham Forest mund ta shkarkojë Postecogloun

Shtatë ndeshje pa fitore, Nottingham Forest mund ta shkarkojë Postecogloun

Sport October 08, 2025 - 12:39

Pas largimit të Nuno Espirito Santo, Ange Postecoglou mori drejtimin e Nottingham Forest, por starti i tij ka qenë katastrofik, me 7 ndeshje, 5 humbje dhe asnjë fitore.

Skuadra nuk po arrin rezultate në Premier League, Europa League dhe EFL Cup, duke rritur presionin mbi trajnerin australian.

Emri i Marco Silva po përmendet si zëvendësues potencial, ndërsa fansat kërkojnë ndryshim të shpejtë.

Nëse rezultatet nuk përmirësohen, vendimi për shkarkim mund të merret brenda ditëve të ardhshme.