Ish-trajneri i Newcastles flet për formën e Isakut te Liverpooli

Ish-trajneri i Newcastles flet për formën e Isakut te Liverpooli

Sport October 08, 2025 - 11:27

Ish trajneri i Newcastlet, Alan Pardew, ka folur për formën e Aleksander Isakut te Liverpooli.

Suedezi nuk ia ka nisur mbarë sezonit me Reds pasi në gjashtë ndeshjet ka arritur të shënojë vetëm një gol në të gjitha garat ku ka dhuruar po ashtu vetëm një asist.

Pardew duke folur në Transfer Show tha: “Gjithmonë do të ketë një stigmë mbi mënyrën se si ka ndodhur transferimi. Pra, ka pak presion mbi të për shkak të kësaj. Mendoj se ai e ndjen këtë. Jo nga baza e tifozëve të Liverpoolit, por nga të gjithë të tjerët, ka një ndjenjë të keqe për të”.

“Mendoj se ai e mban pak nga kjo. Mendoj se edhe media po thotë ‘nuk duhej ta kishe bërë këtë’.

Por ai është një futbollist i shkëlqyer. Nuk mendoj se është sulmuesi më i mirë në Evropë. Mendoj se Haalandi është mbi të. Mendoj se Kane është mbi të. Por ai është në ato kritere. Ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyer përpara”, tha ai.

Isaku u transferua te Liverpooli duke u larguar nga Newcastle në verën që lamë pas me kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2030. /Zëri