
Zirkzee dëshiron të largohet nga Man Utd
Sport
October 08, 2025 - 10:53
Joshua Zirkzee dëshiron të largohet nga Manchester United.
Ndeshja ndaj Sunderlandit shënoi herën e katërt që sulmuesi nuk ka dalë nga stoli në shtatë ndeshje të ligës, dhe situata nuk po shkon më mirë për holandezin, i cili dëshiron të luajë në Kupën e Botës.
Sipas Daily Mail, Zirkzee do të kërkojë me çdo kusht një transferim në janar, por Unitedi nuk është i interesuar për një transferim që do t’i linte ata me pozicionin “të papërfunduar”.
Napoli ishte i interesuar, por tashmë e ka Hojlundin, i huazuar nga Djajtë e Kuq.
Juventusi po e ndjek atë, ashtu si edhe PSV-ja, të cilët thuhet se po kërkojnë një rikthim në Holandë. /Zëri