Conceicao emërohet trajner i Al Ittihadit

Conceicao emërohet trajner i Al Ittihadit

Sport October 07, 2025 - 22:37

Sergio Conceicao është emëruar në krye të klubit arab, Al Ittihad.

Portugezi ka nënshkruar kontratë me klubin në fjalë deri në qershor të vitit 2027.

Ai ishte i papunë që kur u shkarkua nga Milani në maj të këtij viti.

Coinceicaos do t’i bashkohet po ashtu edhe ekipi i tij në Arabi.