
"Presioni është i madh, por duhet të fitojmë ndaj Kosovës" - mesfushori slloven flet për përballjen vendimtare
Futbollistët e Kombëtares së Sllovenisë do të jenë në Prishtinë për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ku sollovenët, sikurse dardanët i presin dy ndeshje vendimtare. Kosova dhe Sllovenia takohen të premten në orën 20:45.
Mesfushori i Sllovenisë, Max Elsnik, i cili luan te Crvena Zvezda, u shpreh gjatë një takimi me mediat të martën se për Slloveninë, fitorja në Prishtinë është e vetmi qëllim.
"Presioni është i madh dhe ndonjëherë nuk është keq nëse ka më shumë presion. Kjo provokon një reagim dhe shpresoj se do të jetë pozitiv. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje për t'u bashkuar në luftën për dy vendet e para".
"Thjesht duhet të japim gjithçka nga vetja dhe të veprojmë shumë më mirë si ekip sesa herën e fundit. Mentaliteti, vetëbesimi dhe shpirti luftarak do të jenë të rëndësishëm. Sigurisht, duhet të luajmë në fushë siç kemi rënë dakord", deklaroi ai.
Elsnik paralajmëroi gjithashtu rrezikun e nënvlerësimit të Kosovës, pas performancës së mirë të saj ndaj Suedisë, duke theksuar se skuadra sllovene duhet të përqendrohet vetëm te vetja. Ai pastaj foli edhe për përballjen ndaj Zvicrës.
"Tribunat plot në Stozice mund të na ndihmojnë të fitojmë. Kjo është fortesa jonë dhe në të kaluarën edhe ekipet më të mëdha kanë pasur probleme këtu. Sigurisht, duhet ta fitojmë jetesën me performancën e së premtes para se të luajmë në një Stozice plot", deklaroi ai.