
Dardanët vazhdojnë përgatitjet për sfidat e tetorit
Sport
October 07, 2025 - 19:44
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Suedisë, që zhvillohen më 10 e 13 tetor, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton “Zëri”.
Në seancën e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa Lumbardh Dellova u aktivizua në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën.
Stafi teknik u fokusua në aspektin taktik, veçanërisht në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është e shkëlqyer, e ku lojtarët po tregojnë përkushtim të lartë, derisa morali për fitore është në nivel maksimal!. /Zëri