
“Dardanët” nisin përgatitjet për ndeshjet e tetorit
Sport
October 06, 2025 - 21:44
Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se seanca e parë stërvitore është zhvilluar këtë të hënë, duke u fokusuar në rikuperimin dhe intensitetin e lojtarëve pas angazhimeve me klubet e tyre.
"Gjatë ditës së parë, futbollistët u ndanë në dy grupe. Njëri grup zhvilloi stërvitje rigjeneruese në palestër, brenda hotelit ku janë akomoduar, ndërsa grupi tjetër punoi me intensitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u fokusuar te aspektet fizike dhe teknike të lojës", ka njoftuar FFK.
Federata ka njoftuar se seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet nesër në orën 17:00.