Foda tregon arsyen pse ftohet Florian Haxha te Kosova

Foda tregon arsyen pse ftohet Florian Haxha te Kosova

Sport October 06, 2025 - 12:45

Ditëve të fundit emri i Florian Haxhës ka qenë shumë i përmendur në futbollin kosovar për ftesën që ka marrë nga Kombëtarja e Kosovës.

Jo për cilësitë e futbollistit, por për minutat e pakta që ai ka në skuadrën e tij polake Motor Lubin.

Në 12 ndeshje që janë zhvilluar në Poloni, Haxha ka luajtur në vetëm tri prej tyre dhe në total ka 58 minuta.

Franco Foda është pyetur në konferencë për shtyp për grumbullimin e Haxhës, derisa ka thënë se pa minuta janë edhe Dion Gallapeni, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

"Të njëjtë pyetje keni mundur të ma shtroni edhe për Gallapenin, pasi edhe ai është në atë gjendje".

"E njëjta gjendje ka qenë edhe për Rashicën edhe Zhegrovën që kanë pak minuta. Haxha luan në një pozitë ndryshe nga Sahiti, pasi luan në mbrojtje në anën e djathtë dhe në krah në anën e djathtë dhe kemi vendosur që ta ftojmë", tha Foda.

"Florent Hadergjonaj mungon shkaku i lëndimit dhe Haxha është në atë pozitë", ka thënë Foda. /Telegrafi