Sot dy ndeshje në Superligë

Sot dy ndeshje në Superligë

Sport October 05, 2025 - 11:28

Java e 8-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell sot dy takime të rëndësishme.

Nga ora 15:00, Dukagjini në Klinë do të presë Prishtinën e Re. Një përballje e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku vendasit duan të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre, ndërsa mysafirët synojnë pikë të vlefshme për t’u larguar nga zona e rrezikut.

Në të njëjtën orë, Ferizaj sfidon në shtëpi Drenicën. Me trajnerin e ri, Nevil Dede dhe me vendin e fundit në tabelë, vendasit kërkojnë të ndalin serinë e rezultateve negative dhe të rikthejnë moralin para tifozëve të tyre.

Ndërkohë, të hënën, të gjithë sytë do të jenë te derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit, një duel që premton spektakël.

Dje u zhvilluan dy ndeshje interesante: Prishtina triumfoi në derbi ndaj Ballkanit me shifrat 1:0, duke e përforcuar pozitën e parë në tabelë, ndërsa Llapi arriti përmbysjen ndaj Malishevës dhe fitoi 2:1 si mysafir. /rtk