Interi fiton thellë ndaj Cremoneses

Interi fiton thellë ndaj Cremoneses

Sport October 04, 2025 - 20:02

Interi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Cremoneses, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

“Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të triumfuar me rezultat 4-1.

Lautaro Martinez pas vetëm gjashtë minutave lojë kaloi Interin në epërsi, duke përfituar nga asistimi i Bonnyt (6’).

Interi shënoi gjashtë minuta më vonë sërish megjithatë por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Bonny që e dyfisho epërsinë me gol nga afërsia pas asistimit të Federico di Marcos (38’).

DiMarco pastaj u përkujdes për golin e tretë nga një tjetër asistim i Bonnyt (55’).

Kurse, fitoren e vulosi Nicolo Barella me një goditje të fuqishme (57’). Edhe këtë herë Bonny ishte asistuesi për të kompletuar het-trikun e asistave.

E tëra që bëri Cremonese ishte goli i nderit i realizuar nga Bonazzoli (87’).

Interi me këtë fitore renditet në pozitën e katërt me 12 pikë ndërsa Cremonese zë pozitën e tetë me nëntë sosh.