
Superliga rikthehet me dy ndeshje interesante sot, luhet në Malishevë e Hajvali
Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e tetë, me dy ndeshjet e para që do të luhen gjatë ditës së shtunë.
Në përbërje për ditën e sotme do të jenë dy përballje mjaft interesante, që do të luhen në Malishevë dhe Hajvali.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva do t’i bëjë konak Llapit.
Malisheva ka hyrë në një formë të mirë, duke fituar dy ndeshjet e fundit – ndaj Ferizajt e Drenicës, madje këtë të fundit me rikthim.
Ndërkohë, edhe Llapi më në fund e shijoi fitoren e parë të sezonit xhiron e kaluar.
Llapjanët e shkatërruan Gjilanin në Podujevë me shifrat prej 4-1.
Një nga derbit e javës do të zhvillohet në Hajvali, në “Kampin Nacional” të kombëtares së Kosovës.
Prishtina do ta pres Ballkanin, si dy nga vendet e para të tabelës.
Prishtina ka 16 pikë pas shtatë ndeshjes, teksa Ballkani është i dyti me 15 pikë.
Bardhekaltërit fituan 5-0 si mysafir të Ferizajt xhiron e kaluar, ndërsa Ballkani fitoi ndaj Prishtinës së Re.
Të dy ndeshjet do të nisin nga ora 15:00.