
Aro Muriç me paraqitje të jashtëzakonshme në Serie A, vlerësohet me notën 10
Portieri i Kosovës Aro Muriç ka qenë heroi në fitoren e Sassuolos ndaj Hellas Veronas.
Muric ishte më i miri në triumfin 0-1, ndërsa u vlerësua me notën më të lartë të mundshme nga “SofaScore”, pra plot 10.
Muric arriti të ndalte dy gola të sigurt në këtë përballje, kishte pesë pritje fantastike brenda zonës, ndërsa bëri nëntë sosh në tërë takimin.
Ai gjithashtu kishte një përqindje të lartë edhe në pasime, plot 64, pra kishte saktësi në 18 pasime nga 28 që i tentoi.
Kjo paraqitje mahnitëse e Muriç vjen në periudhën më të mirë të mundshme, pasi tani do të udhëtojë për në Kosovë që të përballet me Slloveninë dhe Suedinë.
Kujtojmë, ylli kosovar vazhdon të jetë “gardiani” kryesor i “Dardanëve”, derisa ishte mahnitës edhe në fitoren historike 2-0 ndaj Suedisë.