
FC Prishtina 01 fiton thellë në derbin ndaj Liqenit
FC Prishtina 01 ka arritur të shënojë fitore bindëse në derbi ndaj Liqenit.
Ndeshja e parë e stinorit vjeshtor në parket solli fitoren e merituar me rezultat 6-1 ndaj rivalit të vjetër, FC Liqenit, në kuadër të xhiros së dytë.
Skuadra kryeqytetase e nisi ndeshjen duke kërkuar ritmin e duhur, por arriti ta mbyllë pjesën e parë me epërsi 2-0. Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i plotë, ndërsa rezultati ka mundur të ishte edhe më i lartë.
Heroi i takimit ishte Fitim Krasniqi, i cili e nisi aty ku e kishte lënë, duke shkëlqyer me 4 gola.
Një paraqitje brilante e yllit që po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme.
Në listën e realizatorëve u shtuan edhe Ramadan Alaj dhe Ari Kaqanolli, të cilët shënuan nga një gol secili.
Pas dy xhirove, FC Prishtina 01 ka grumbulluar 6 pikë, përfshirë edhe tri pikët nga rezultati zyrtar ndaj Malishevës.