Sylvinho: Ndeshja me Serbinë nuk është definitive për Botëror

Sylvinho: Ndeshja me Serbinë nuk është definitive për Botëror

Sport October 03, 2025 - 15:28

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se ndeshja me Serbinë, ndonëse e rëndësishme, nuk është definitive për fatin e Shqiponjave sa i përket kualifikimit në Kupën e Botës.

“E kam parë ndeshjen e 11 vjetëve më parë. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje futbolli, për të pasur një ndeshje të bukur nga të dyja palët. Duhet të përgatitemi mirë për të dhënë 100 % tonë. E theksova dhe më parë që kemi grumbulluar 25 lojtarë në mënyrë që të jemi të përqendruar në atë që duam të japim”, ka thënë Sylvinho në konferencë për media, sipas Euronews.al.

“Pjesë e punës me ekipin është edhe aspekti psikologjik, por nuk do ta quaja aspekt psikologjik. Më tepër preferoj të japim mesazhe tek ekipi, që duhet të punojmë fort dhe të jemi të përqendruar në këtë pjesë. Kemi disa ditë punë radhazi me ekipin, që do të ketë hapësirë për të punuar në aspektin individual”.

“Është një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar ‘gjallë’ dhe të jemi drejt objektivit për të shkuar në Botëror. Nuk është ndeshje definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ndeshjes me Serbinë për të përfunduar këtë rrugëtim. Duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë fitoren. Duhet të paraqitemi shumë mirë që të kemi rezultat shumë të mirë”.

“Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe ‘play-off’. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, duke qenë se Anglia është një ekip shumë i fortë. Tani duhet të përqendrohemi 100% te Serbia. Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin”.