
Haalandi lë pas Messin e Ronaldon, thyen një rekord të madh në Ligën e Kampionëve
Sport
October 03, 2025 - 11:20
Erling Haaland vazhdon të rishkruajë historinë e Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt ka arritur në 52 gola në vetëm 50 ndeshje të para në këtë kompeticion, pas dopietës ndaj Monacos.
Asnjë lojtar më parë nuk kishte mbërritur kaq shpejt në këtë shifër, duke e bërë statistikat e tij thjesht të frikshme.
Haalandi ka një mesatare prej 1.04 golash për ndeshje, më e lartë se ajo e dy ikonave të futbollit botëror: Cristiano Ronaldo (0.76 – 140 gola në 183 ndeshje) dhe Lionel Messi (0.79 – 129 gola në 163 ndeshje).
Në këtë ritëm nëse do të luante aq sa Ronaldo (183 ndeshje), Haalandi mund të arrinte shifrën e rreth 190 golave, një statistikë pothuajse e paimagjinueshme.