
Starton Superliga e Kosovës në futsall, rezultatet dhe renditja pas javës së parë
Sport
October 01, 2025 - 13:35
Ka filluar edicioni 2025/26 në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan përballjet e forta që në start.
FC Liqeni dhe FC Trepça kanë zhvilluar një ndeshje të fortë, ku rezultati përfundimtar ishte 5-5.
FC Drenica ka shënuar fitore si mysafire me FC Mabetexin, me rezultat 6-3.
Fitore si mysafire ka marrë edhe FC Shtimja 26, që në debutim ka mposhtur FC Drenasin me rezultat 7-2.
Kampionja aktuale FC Prishtina 01 arkëtoi tri pikët e para, me fitoren me rezultat zyrtar ndaj FC Malishevës.
Këtë javë ka pushuar FC Obiliqi. /Zëri

