Sfida e parë për Prishtinën në Ligën ENBL

Sfida e parë për Prishtinën në Ligën ENBL

Sport October 01, 2025 - 13:11

Sigal Prishtina do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për këtë edicion në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit do të përballen me norvegjezët e BC Gimle në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00.

Kryeqytetasit do t’i luajnë katër ndeshje si vendas dhe katër si mysafirë.

Për Prishtinën kjo është hera e dytë që luan në këtë Ligë, ndërkohë që në këtë edicion do të garojë edhe Peja për herë të parë.

Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:

BK Opava (Çeki)

Gimle Basket (Norvegji)

Brussels Basketball (Belgjikë)

Slovan Bratislava (Sllovaki)

Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)

Keila Coolbet (Estoni)

Manchester Basketball (Britani e Madhe)

Dinamo Zagreb (Kroaci).