
Suedia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Kosovën
Sport
October 01, 2025 - 12:53
Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e muajit tetor.
Suedezët do t'i luajnë dy sfida, ndaj Zvicrës fillimisht me 10 tetor dhe pastaj presin Kosovën tre ditë më vonë.
Pas dy ndeshjeve të para suedezët kanë marrë vetëm një pikë dhe janë në presion të pikëve.
Kësisoj trajneri John Dal Tomason kërkon dy fitore dhe tanimë ka publikuar listën me futbollistët e ftuar.
Në listë janë yjet e mëdha si Alexander Isak, Viktor Gyokeres apo Anthony Elanga që luajnë në Ligën Premier.
Përkundër që priste ftesë, mungon mesfushori kosovar Besfort Zeneli.