Jackson: Ndihem si në shtëpi te Bayerni, do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja

Jackson: Ndihem si në shtëpi te Bayerni, do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja

Sport October 01, 2025 - 12:32

Nicolas Jackson ka thënë se ndihet “si në shtëpi” te Bayern Munich, pasi shënoi golin e tij të parë për klubin e Bundesligës gjatë fitores 5-1 kundër Pafos në Ligën e Kampionëve.

Jackson u bashkua me një marrëveshje fillestare huazimi në ditën e afatit të fundit me një detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm nëse përmbushen klauzola të caktuara.

Sulmuesi senegalez është paraqitur pesë herë për Bayernin deri më tani, por shënoi golin e tij të parë nga formacioni titullar në stadiumin Alphamega të martën.

“Jam shumë i lumtur këtu, të gjithë më pritën shumë mirë”, tha Jacksoni pas ndeshjes.

“Ndihem si në shtëpi. Do të shohim çfarë do të sjellë e ardhmja”, shtoi tutje ai. /Zëri