Rooney: Manchester United nuk është më klubi që e kam njohur

Rooney: Manchester United nuk është më klubi që e kam njohur

Sport September 29, 2025 - 18:18

Golashënuesi më i mirë në histori të Manchester United, Wayne Rooney, ka thënë se nuk po e njeh më klubin e United.

Ky deklarim i ish-futbollistit të njohur vjen pas humbjes 3-1 nga Brentfordi të shtunën. Edhe pse verën që shkoi United kishte shpenzuar shumë për afrimet si Matheus Cunha, Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, skuadra aktualisht renditet në vendin e katërmbëdhjetë në Premier League.

“Unë nuk shoh lojtarë që luftojnë, nuk shoh karakter, nuk shoh dëshirë për fitore. Shkoj në stadium duke menduar se do të humbin ose ndoshta do të marrin një barazim. Shpirti i klubit ka humbur. Duhet një motor i ri, një frymë e re për ta ringjallur klubin”, ka thënë Rooney.

Ai ka theksuar se problemi nuk është vetëm te trajneri Ruben Amorim.
“Edhe lojtarët nuk po e meritojnë ta veshin atë fanellë, dhe kjo të lëndon”, është shprehur ish-sulmuesi anglez.

Rooney është ndalur edhe te ndryshimet në kulturën e klubit, i cili nën drejtimin e Sir Alex Ferguson e kishte dominuar futbollin anglez për dy dekada.
“E shoh çdo ditë. Punonjës që humbin vendin e punës, njerëz që largohen. Kam dy fëmijë në akademinë e klubit dhe shpresoj që kjo gjendje të mos ndikojë te ta. Por ajo që po shoh sot, nuk është Manchester United”, ka thënë ai. 

Ai ka dashur që trajneri aktual të mund ta kthejë situatën në favor të klubit, por pa besuar shumë se do t'ia dalë. 
“Unë nuk e di çfarë po ndodh. Ruben Amorim është i moshës sime, një trajner i ri që ka të ardhme të madhe, por kjo që po shohim te Manchester United, nuk është Manchester United. Shpresoj që ta kthejë situatën, por sinqerisht nuk kam besim në këtë”, ka thënë një nga legjendat e United.