Ndeshja Serbi – Shqipëri, vëllai i Edi Ramës zbulon se policët serbë në stadium flisnin shqip

Ndeshja Serbi – Shqipëri, vëllai i Edi Ramës zbulon se policët serbë në stadium flisnin shqip

Sport September 29, 2025 - 09:26

Olsi Rama ka rrëfyer të tjera detaje nga ajo ndeshje famëkeqe e vitit 2014 mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku serbët e shndërruan stadiumin në një fushëbetejë.

Në vendin ku ishin pozicionuar shqiptarët autoritetet serbe kishin caktuar policë, të cilët dinin shumë mirë shqip.

“Në momentin pas dronit, u dynd policia, xhandarmëria dhe forcat speciale. Tek llozhat tona u fut një person, e më pas më mbajtën. Më pas në radio flisnin, që është ai me bluzë të kuqe (ditën e ndeshjes kishte të veshur një bluzë të kuqe), mbajeni”.

Olsi Rama ka rrëfyer se pas konfrontimit me dy policë, ka ndërhyrë një i tretë, i cili i ka folur në shqip, shkruan Top Channel.

“Në momentin që unë u konfrontova me këto dy policët, oficeri i cili ishte futur në llozhë më kthehet në shqip dhe më thotë “qetësohu-qetësohu, nuk ka problem”. Të gjithë ata që ishin aty dhe një xhandar që kishin lënë te dera jonë komunikonin në shqip, flisnin goxha mirë”.