Drita, Llapi, Ballkani e Malisheva kryejnë detyrën

Drita, Llapi, Ballkani e Malisheva kryejnë detyrën

Sport September 28, 2025 - 16:54

Kanë përfunduar katër nga pesë ndeshjet e Albi Mall Superligës, në kuadër të xhiros së shtatë.

Llapi ka arritur të shënojë fitore bindëse 4-1 ndaj Gjilanit.

Golat u shënuan nga Dable (3’, 56’), Peci (22’), Ramadani (45’).

Llapi renditet i teti me gjashtë pike, kurse Gjilani një pozitë më lartë (7) me po aq pike.

Fitore ka shënuar edhe Drita ndaj Dukagjinit me rezultat 3-1.

Me këtë fitore, Drita është e pesta me tetë pike, kurse Dukagjini i treti me 13sosh.

Derisa, Drenica është mposhtur nga Malisheva me rezultat 4-3, Ballkani ka fituar në udhëtim te Prishtina e Re me rezultat 3-0.

Ballkani me këtë fitore grumbullon 15 pikë në vendin e dytë, kurse Prishtina e Re është e parafundit me gjashtë sosh. /Zëri