Man City fiton thellë, Liverpooli mposhtet nga Crystal Palace, Chelsea turpërohet nga Brightoni

Man City fiton thellë, Liverpooli mposhtet nga Crystal Palace, Chelsea turpërohet nga Brightoni

Sport September 27, 2025 - 18:02

Kanë përfunduar tre ndeshjet kryesore të Premierligës në kuadër të xhiros së pestë,

Man City ka arritur të shënojë fitore me rezultat 5-1 ndaj Burnleyt, në stadiumin “Etihad”.

Me këtë fitore, City renditet i gjashti me dhjetë pike, kurse Burnley mbetet i 17-ti me katër sosh.

Liverpooli është mposhtur nga Crystal Palace me rezultat 2-1.

Me këtë humbje, Liverpooli vazhdon lidershipin me 15 pikë, kurse Palace i dyti me 12 sosh.

Humbje ka pësuar edhe Chelsea në shtëpi nga Brightoni.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge” përfundoi me rezultat 1-3.

Chelsea ka nëntë pike si i teti në tabelë, kurse Brightoni grumbullon gjashtë si i 15-ti. /Zëri