
Simeone para derbit të Madridit: Kur fillon ndeshja, diferenca në renditje nuk ka rëndësi
Trajneri i Los Colchoneros, Diego Simeone e prezantoi derbin e Madridit mes Real Madridit dhe Atletico Madrid.
Në konferencë për media, Simeonte tha se në momentin që fillon ndeshja, ndryshimi në renditje nuk ka rëndësi.
“Kur fillon ndeshja, nuk ka ndryshim në pikë”, tha trajneri argjentinas në konferencën e tij për shtyp, i cili ka gjysmën e pikëve të rivalëve të tyre të qytetit.
“Ndërsa ndeshja përparon, cilësia e ekipeve përcakton rezultatin. Do të jetë një ndeshje e ngushtë në mesfushë, me tranzicione vendimtare. E imagjinoj një ndeshje të tillë”.
“Madridi është përmirësuar falë punës në grup. Ata sulmojnë mirë në pozicione, dhe trajneri ka punuar shumë në mbrojtje për të bërë presion më lart, dhe kjo është arsyeja pse kanë fituar çdo ndeshje”
Alonso u pyet nëse këtë takim e sheh edhe si një derbi trajnerësh?
“Nuk mendoj se trajnerët janë vendimtarë. Gjëja më e vlefshme janë lojtarët dhe ata bëjnë diferencën. Kemi tetë lojtarë të rinj, krahasuar me shtatë sezonin e kaluar. Jemi në këtë proces dhe jemi në rrugën e duhur për t’u bërë një ekip më i mirë. Kemi bërë disa gjëra të mira dhe të tjerët ende duhet të përmirësohen në këtë fazë të parë të udhëtimit. Shpresoj se do të evoluojmë, ndeshje pas ndeshjeje, duke u bërë gjithnjë e më të mirë”, tha ai.
Për performancën e Alvarez dhe Mbappe, Simeone tha se nuk i gjykon kundërshtarët.